Monday, June 8, 2009

Pemet

Ne verilindje, ne qershor, diçka çel,
poleni i se ciles mban ere sperme.
Pervidhet rreth teje, ajer i mbushur
me ngrohtesi, me kripe, me peshen e aromes,
derisa ti ndalesh, dyshues, duke kundershtuar:
nuk mund te jete.
Ti nuhat gishtat, kerkon njolla,
kujton mengjesin e sotem.
Por kjo eshte me shume.
Kjo eshte bota enezore dhe e leshuar.
Mund te jene pemet apo shkurret
qe e fryjne diten me sperme,
por eshte e pranishme, bota e tehuajtur
e klorofilit, ato deje te blerta, papandehur njerezore.

Monday, June 1, 2009

Mashkull/Femer

Ajo ish shume mashkull.
Ajo ish shume femer.
Mund t’a perfytyroja ne nje tempull,
duke lidhur dike, ose duke u lidhur,
duke u bere asgje, ose duke bere dike asgje.
Pashe qe ish plot mizori, dhe plot miresi,
e mbushur gjer ne buze, i kish te gjitha,
dhe e pashe tek mendonte per dike
qe e shperfill siç e shperfillte i ati,
dhe e bardha e syve iu kthye ne gri te vagullt,
tiparet iu ndane si kontinentet, pashe qe ish rrahur.
E largova veshtrimit prej saj kur ai hyri, e pa,
dhe m’u afrua. I pashe irisin atij, siç mund te shohesh
nje stuhi ne lindjen e henes, a nje liqen te qete dimri,
teksa te ndarat e tij heqin, kur kristali trajtezohet,
i laget si nektari apo qumeshti apo sperma, troken e pare
prej zemres se djalit.

Saturday, May 30, 2009

Premtim

Me pijen e dyte, ne restorant,
me duart e shtrenguara ne tryeze,
jemi serish aty, duke perterire
premtimin per t’a vrare njeri-tjetrin.
Ti po pi xhin, lengu natekalter
te tretet ne trup, une po pi Fumé,
duke pertypur dheun dhe tymin eremire,
po marrim nga toka, jemi pjese e lymit tashme,
dhe kudo qe jemi, jemi po ashtu ne shtrat,
lakuriq, te zalitur, duke shkare permes kufirit
te vetedijes, trupat tane te ngerthyer.
Dhoma eshte e vagullt perreth nesh,
rruzuj te fildishte, perde roze te lidhura ne bel,
dhe jashte, nje muzgetire e papeshe verore.
Te them: nuk me njeh nese mendon
se nuk do te te vras. Mendo si pluskonim bashke
sy me sy, thithke me thithke, seks me seks,
gjysmat e nje krijese qe shket ne buze te lendes
dhe siper saj— me njeh prej dhomes se shndritshme,
gjaknjolle te lindjes, nese nje luan do te te kish nder nofulla,
do t’a sulmoja, nese litaret qe t’a mberthejne shpirtin
jane kyçet e tua te duarve, do t’i pres.

Ndonjehere

Ndonjehere perputhemi
si trupi i kremte, pikelor, tre-pjesesh i bananes,
ai frut loje, seksi ish loje kur ishim femije,
dhe ndonjehere eshte si lafshe e kalter qelqi
permes lekures sime,
dhe ndonjehere ti me perkul siç palos letren e trashe,
ne qilim, ne qender te dhomes, larg shtratit,
bytha ime ne ajer si zambak me plage.
E ndjej gjuhen tende brenda gojes sime, nje kercell,
berja dhe prishja e botes ne te njejtin çast,
dhe ndonjehere eshte i embel si femijet
qe i mendonim te vdekur, ardhur ne breg,
ne varka te ngushta, varke pas varke.

Wednesday, May 27, 2009

Kur ti u nise

Ne taksi vetem, ne shtepi prej aeroportit,
nuk e besoja qe kishe ikur. Pellemba ime
zvarritej plastikes se lemuar per te gjetur
doren tende te vogel, per t’a shtrenguar,
per te gjetur kofshen tende te ngushte
ne hulline e fisme te kadifes,
te drejte e te rregullt si çdo gje ne natyre,
per te gjetur faqen e leshuar, te fresket
te femijes ne ngrohtesine e nje mengjesi veror—
asgje, asgje, dallge britmash qe me godasin
me flakerime si nderrime jete, nje vale ne valim
qe ngrihet ne mua drejt trupit tend,
drejt atij vendi ku duhet te ishte, ne sedilje,
vetulla jote e harkuar si tasi i drithit,
syte e tu te erret me kristale te grumbulluar
si griskelat e flatres se flutures,
brirthet e brishte te flokeve te tu bute,
permbytje gjaku qe ngrihen fytyres sime
teksa perpiqem t’i mbledh molekulat
e nxehta ranore ne makine,
te te bej te dukesh si nje holograf
ne sediljen e mbrapshme,
te te nxjerr prej asgjese siç bera dikur—
por ti kishe ikur vertet,
taksia e shndritshme si kemisha e prere
prej se ciles ti rreshqite, ajri duke rrezellyer
me arrati si ne dhomen e lindjes.

Friday, March 13, 2009

Eklips

Me derguan nje kartoline, kohe me pare,
para se buzet e mia te puthnin te tuat,
e cila per muaj me radhe hiresoi
deren e frigoriferit tim.

Nje mik ma solli kartolinen (e nje fushe
me nje kryq te gurte qe shenonte
nje varreze te paemer) dhe mbrapa saj
shkroi, Kjo eshte toka jote.

Dhe ne zarfin e kadifte te ketij eklipsi,
teksa gishterinjte e mi zgjaten
drej zinxhirt te fustanit tend te perditshem
te cilin e kam zberthyer mijera here me pare,
duhet te duket sikur dielli
po venitet ose, per t'i qendruar
besnik mendjes, nje tjeter henor i lodhshem
po mpaket.

Megjithate, une po mendoj per ate fushe,
per luftrat, dhe etjen qe s'shuhet — eja
e dashur, femijet nuk jane lindur
ose jane ende ne gjume.

Dhe ne gishterinj, prapa thonjve,
nen lekure, i lare pas ritit tim
nator te banjos, fle djalli.
Te thella rrenjet e tij —

pra, J., sa here qe dhembezat
ndahen si goje,
dhe shtylla kurrizore shfaqet, e ndrojtur
si gjuhe,
e ndjej serish te qendrueshem dushkun.

I ndjej gjethet te me dridhen;
eshte e çuditshme qe edhe tani
pas te gjithe cikleve,
çasteve dhe fjaleve te humbura
madje dhe femijeve

deshira bulon, po aq e nxehte
sa ne çastin e pare kur u shtrime
dhe nisem t'a njohim njeri-tjetrin.

Dhe ne erresiren
midis çdo mberthese te metalte
apo çdo kopse te zberthyer,
dhe mbathjeve te rreshqitura – te blera
ne dyqan gjate pazarit per darke –
ne kontakt me qimet e kembeve te tua,
qe mbijne edhe pse sapo te pashe t'i rruash,
mbreteron pellgu i thelle, i erret
i Shives, i Erosit,
i injorances, misterit, dhe udhetimit
prej erresires
gjer tek hena e plote.

Tuesday, March 10, 2009

Vetem, ne shtepine tende

Hyj lakuriq, duke pikuar
ne kuzhine,
dyshemeja ngjitese.
Ferkohem me peshqirin e lagesht.

Kur dal ne oborr
dy kelyshe dreri ngrihen nga bari.
E kemi habitur njeri-tjetrin.
Hundet e tyre te zeza te buta
lekunden larg gjinjeve te mi,
ne dridhma.

Me kujtohet kur me nuhasje,
duke m'i ngritur vithet,
faqja ime pas sumbullave te dyshekut.

Dreret e vegjel
kane qene tek luleshtrydhet
duke cimbidhur bishta.

Drenusha del nga kaçubeja,
me lengjet qe ia vijezojne kurmin.

E ndjekin teposhte kodres
dhe bari i laget i sheshuar
ngrihet pas tyre.